Kanosën 33 vjeçarin me pistoletë, në kërkim 3 të rinj në Vlorë/ Në pranga dhe 2 persona të dehur në timon

Kanosën 33 vjeçarin me pistoletë, në kërkim 3 të rinj në Vlorë/ Në pranga dhe 2 persona të dehur në timon

17:24, 05/01/2024
A+ Aa A-

Tre të rinj nga Vlorë janë shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme kanë kanosur një 33 vjeçar nga Cërriku, me një send të ngjashëm me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë kanosja me armë ka ardhur për motive të dobëta.

Ndërkohë në prangat e polivisë kanë rënë 2 persona pasi janë konstatuar të dehur në timon, njëri në makinë dhe tjetri në motor.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. B. u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. 

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 51 vjeç, pas dyshohet se në fshatin Xarë, Konispol, ka ushtruar veprimtarinë e ndaluar të peshkimit, me lëndë eksplozive. 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 37 vjeç dhe A. V., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vërvë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco