EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj një shtetasje, vihet në pranga 37-vjeçari

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj një shtetasje, vihet në pranga 37-vjeçari

11:28, 05/01/2024
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasje.

I arrestuari, Reshat Adili ka dhunuar viktimën për shkak të një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, të identifikuar si Reshat Adili, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Policia bën me dije se 37 vjeçari, banues në fshatin Lladomericë, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj shtetases T.D.

 Ndërkohë po ashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj një 15-vjeçari, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco