KAFE SHQETO/ Vrasja në Peqin, Hoxha: Punonjësit e burgjeve janë të keqpaguar...

13:43, 20/12/2023
A+ Aa A-

Me emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në Syri tv ishte i ftuar Arjan Hoxha, ish drejtues i Policisë së Shtetit. Ai ka komentuar situatën e ndodhur në burgun e Peqinit të disa ditëve me parë ku humbi jetën një i dënuar pasi u qëllua nga një tjetër me armë zjarri në ambientet  burgut. Ai është ndalur tek gjendja e punonjësve të burgjeve.

“Unë kam qenë për disa muaj Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Nuk pretendoj se e njoh shumë mirë, por njoh një pjesë të problematikave. Janë të vërteta problematikat që ngrenë, keqpagimi i tyre, absolutisht ka mungesa të theksuara në trajtimin e tyre, duke filluar që nga uniforma, mospagesa e orëve të tepërta të punës. Asnjë lloj mundësie tjetër që ata të jenë të përkrahur nga shteti si në aspektin personal por edhe në aspektin familjar. Nuk kanë mundësi transporti për të shkuar në vendet e punës. Në rëndom shohim punonjës të policive të burgjeve nëpër kryqëzime duke u ngritur dorën automjeteve të rastësishme që ti marrin e ti dërgojnë në banesat e tyre apo ti dërgojnë në vendet e tyre të punës. Pra problematika nga më të ndryshmet. Dhe nuk mendoj të ketë këto dy vitet e fundit ashtu siç u tha nga përfaqësuesi i sindikatës së punonjësve të policisë së burgjeve që ka një trajtim dhe pagesa të larta. Po të ishte kjo atëherë nuk do të kishim mungesë të punonjësve të policisë në burgun e sigurisë së lartë ku vuajnë dënimin mbi 70 për qind e të dënuarve me burgim të përjetshëm, ne burgun e Peqinit....

Intervista e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco