Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet 34-vjeçari në Durrës

Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla, procedohet 34-vjeçari në Durrës

14:12, 14/12/2023
A+ Aa A-

Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanin e tij, në kundërshtim me ligjin, si dhe fshihte të ardhurat e biznesit, procedohet penalisht 34-vjeçari. Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë Durrës:

Durrës/Vijojnë kontrollet në magazina dhe në dyqane, në zbatim të udhëzimit me objekt ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.

Shiste fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanin e tij, në kundërshtim me ligjin, si dhe fshihte të ardhurat e biznesit, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme.

Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor dhe të udhëzimit të përbashkët të tre ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë kryer kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme, ku mund të shiten këto lëndë.

Në vijim, janë kryer kontrolle në dyqanin e shtetasit E. S., në lagjen nr. 11, ku janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe me kapsolla të llojeve të ndryshme, që shiteshin ilegalisht.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Durrës, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lëndët piroteknike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco