VIDEO/ Atentati në ‘Don Bosko’, identifikohet autori i ngjarjes, u filmua duke pirë cigare i qetë

11:23, 14/12/2023
A+ Aa A-

Policia ka identifikuar autorin e atentatit në ‘Don Bosko’ mëngjesin e sotëm, kur u qëllua me armë ndaj 42-vjeçarit Rudolf Zefi.

Ndërkohë një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga themelet deri në çati. Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori apo arma e krimit.

Sipas policisë, 42-vjeçari Rudolf Zefi ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 ku ka deklaruar se rreth orës 06:45, kur ka qenë duke kaluar në rrugë me makinë, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje gjeti disa gëzhoja.

Personi në video është i dyshuari nga policia që mendohet se ka qëlluar me armë zjarri në ‘Don Bosko’ në Tiranë mëngjesin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco