‘S’i druhem atyre’/ Zbulohet arsyeja pse SPAK mori peng gazetarin Elton Qyno, ja dosja që publikoi gazetari

22:03, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elton Qyno është marrë ditën e sotme ‘peng’ dhe është mbajtur për gati 10 orë në godinën e SPAK-ut.

Pas daljes nga SPAK, Qyno ka dhënë një prononcim të shkurtër ku ka deklaruar se nga prokurorët e SPAK dhe BKH i është bërë presion dhe shantazh gjatë gjithë ditës për të treguar burimin e informacionit.

Dosja për të cilën dyshohet se SPAK po shantazhon gazetarin Qyno është dosja e Nuredin Dumanit, ose e njohur si operacioni “Plumbi i Artë”. Dumani është një nga krerët e njërës prej bandave më të rrezikshme kriminale në vend.

Siç shprehet edhe vetë Elton Qyno në një intervistë për Ora Neës kohë më parë, ai është përballur edhe më parë më SPAK, ku ky i fundit i ka derguar disa herë shkresa për t’i kërkuar mospublikimin e informacionit për këtë dosje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco