SPAK merr 'peng' gazetarin Elton Qyno edhe pse i tregton vetë dosjet e bujshme

SPAK merr 'peng' gazetarin Elton Qyno edhe pse i tregton vetë dosjet e bujshme

18:58, 13/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elton Qyno që mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit në OraNews prej 10:00 të paradites së sotme është marrë peng në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burime të rezervuara.

Ky presion mbi gazetarin vjen pas denoncimeve publikimit të materialeve për zyrtarët e arrestuar.

Në fakt e vërteta është se, vetë prokurorët i nxjerrin materialet nga dosjet hetimore dhe tani kërkojnë të bëjnë kurban gazetarët, duke ua hedhur atyre fajin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco