Vrasja ‘mister’ e Liridonës, Tërnava: Murseli mund të ketë qënë i droguar, ja pse babai i tij ka filluar ta mbrojë

Vrasja ‘mister’ e Liridonës, Tërnava: Murseli mund të ketë qënë i droguar, ja pse babai i tij ka filluar ta mbrojë

12:26, 13/12/2023
A+ Aa A-

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Hajrulla Tërnava në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se nuk dihet ende se deri në ç’farë është arritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tha se institucionet po bëjnë punën e tyre të përditshme pa dhënë informacione.

Ne lidhje me arsyet se përse u vra Liridona Ademaj ai theksoi se çështja duhet parë në detaje për të zbuluar se cila është arsyeja.

Sipas tij vrasja mund të jetë pjesë e ndonjë veprimtarie kriminale, duke hedhur mundësinë që bashkëshorti i së ndjerës mund të jetë edhe përdorues i lëndëve narkotike.

I pyetur rreth deklaratës së babait të Naim Murseli, Shaban Murseli,i cili është shprehur se nuk ka patur njohuri mbi çështjen, “në të kundërt në ditën e varrimit te Liridonës do kishte hapur edhe ditën e varrimit të djalit të tij”. Por që tashmë duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj kësaj deklarate.

Tornova theksoi se “çfarëdo që të ndodhë prindërit mbajnë gjithmonë krahun e fëmijës së tyre”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco