Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD, Sali Berisha: Sot fitoi demokracia, qëllimi ynë i përbashkët, rikthimi i shpresës tek shqiptarët

Policia i gjen 1 kg kanabis në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Memaliaj

Policia i gjen 1 kg kanabis në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Memaliaj

10:01, 13/12/2023
A+ Aa A-

I kërkuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pasi iu gjet në banesë 1 kg cannabis sativa që e posedonte me qëllim shitjen në doza, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, punës së inteligjencës policore dhe hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”,

Konkretisht, u ndalua shtetasi E. E., 38 vjeç, banues në Memaliaj.

Më datë 10.08.2023, Policia gjeti në banesën e shtetasit E. E., 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej nga ky shtetas, për t’u ndarë dhe shitur në doza, në lagje të ndryshme të qytetit të Memaliajt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco