Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

U arrestua në kuadër të dosjes së Dakos, GjKKO lë në 'arrest shtëpie' biznesmenin

U arrestua në kuadër të dosjes së Dakos, GjKKO lë në 'arrest shtëpie' biznesmenin

18:28, 04/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e biznesmenit Fiqiri Faruku, duke ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, nga ajo e ‘arrestit me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë GJKKO përmes një njoftimi, ku thuhet se Faruku është i detyruar gjithashtu të mos komunikojë me persona të tjerë, veç atyre që bashkëjetojnë me të.

Kujtojmë se biznesmeni është arrestuar në muajin qershor është pjesë e dosjes së SPAK për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë.

Hetimet mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit nisën pas kallëzimit të bërë 2 vite më parë nga banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti. Me nisjen e hetimeve për pallatin e dëmtuar u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

Njoftim per mediat date 04.12.2023. Zevendesim mase, F.F.

Personi nën hetim F.F, më datë 30.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 479, datë 04.12.2023, vendosi:

Pranimin e kërkesës të paraqitur nga i pandehuri F.F.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj të pandehurit F.F me vendimet Nr. 57, datë 06.06.2023 dhe Nr. 61 datë 08.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Detyrohet i pandehuri F.F të mos largohet nga banesa e tij me adresë: Rr. “*****”, Lagjia Nr. *, Pallati Nr. ****, Kati i **, *****.

Detyrimin e të pandehurit F.F, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim F.F.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit F.F, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 04.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco