Përplasja midis dy familjeve në Rrëshen/ Si i shpëtoi atentatit Saimir Reçi falë…dhe çfarë deklaroi ai

Përplasja midis dy familjeve në Rrëshen/ Si i shpëtoi atentatit Saimir Reçi falë…dhe çfarë deklaroi ai

20:56, 29/11/2023
A+ Aa A-

Por kush ishte Marjan Marku, që kishte ndryshuar gjeneralitetet në Martin Bardhi dhe cila ishte ngjarja e ndodhur jo shumë kohë më parë, që mund të kishte çuar edhe në hakmarrjen ndaj tij? Cili është konflikti në të cilin ai u përshi 6 muaj, para se plumbat ti merrnin jetën? A ishte pikërisht ky konflikt që u kthye në shkakun për të cilin ai do të vritej?

Apo kjo ngjarje ku ishte i përfshirë nipi i Kastriot Reçit, një tjetër personazhi të ekzekutuar në mes të qytetit të Rrëshenit, kishte lidhje me një përplasje më të madhe tektonike midis fiseve Reçi dhe Gjini, të cilët ishin përplasur dhunshëm në këtë qytet dhe jashtë tij? Çfarë lidhje ka Martin Bardhi me ekzekutimin me snajper të Kastriot Reçit, më 7 janar të vitit 2020, në qendër të Rrëshenit? Dhe a kthyen këto dyshime, në shkakun e eliminimit tri vite më pas të tij? Por përpara se të shkojmë te këto dyshime, emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News24, është ndalur fillimisht te përplasja e fundit me armë midis Martin Bardhit në njërën anë dhe Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, në krahun tjetër.

Ngjarje e ndodhur më 26 mars të vitit 2023, në qytetin e Rrëshenit, ku Marjan Marku apo ndryshe Martin Bardhi, ishte arrestuar në të njëjtën ditë, në këtë qytet dhe ishte në pritje të gjykimit në akuzën e ‘Vrasjes me paramendim’ të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentativë si dhe ‘Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak’. Gjithçka në atë kohë u tha se nisi si një konflikt i çastit, midis disa personave. Debati, shpejt përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit, ku u tha se Erind Bardhi, dhe babai i tij Martin Bardhi, si edhe një i afërm i tyre, qëlluan me armë zjarri ndaj automjetit të shtetasit Saimir Reçi. Për fat të mirë ky i fundit mundi t’i shpëtojë plumbave. Kjo falë edhe makinës së blinduar me të cilën ai lëvizte në atë moment që i shpëtoi jetën duke u ndalur në një pikë furnizimi me karburant.

“Prokuroria e rrethit gjyqësor Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr.156 datë 27 mars 2023 në ngarkim të Marjan Markut (Martin Bardhi), Erind Vidal Marku (Bardhi) dhe Kristjan Markut. Në këtë referim oficeri i policisë deklaron se në datë 26 mars 2023 rreth orës 19.00 është njoftuar salla operative se në qytetin e Rreshënit, Mirditë, kishte të shtëna me armë zjarri dhe ishte qëlluar në drejtim të një automjeti. Nga hetimet e para rezulton se në shëtitoren kryesore të qytetit në afërsi të lokalit ‘Filopati’ janë gjetur, fiksuar dhe administruar në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja armë zjarri.  Në vijim të këqyrjes së vendit të ngjarjes në drejtimin perëndimor tek karburant ‘Kthjella’ është gjetur një automjet tip BMW seria 7 targa AA681 YT, i blinduar, i cili rezulton të jetë i dëmtuar në disa pjesë të tij.

Si edhe në xhamin e derës së drejtuesit, nga krahu i majtë ka një dëmtim nga ana e jashtme, jo tejshpues si ato të shkaktuara nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në dosje.

Në atë kohë Saimir Reçi, deklaroi se konflikti nisi pasi ai konstatoi se persona që nuk kishin lidhje me lagjen ku ai jetonte, po filmonin banesën e tij.

Dhe se këta persona ishin në praninë e djalit të një efektivi policie në Rrëshen.

 

“Gjatë marrjes në pyetje Saimir Reçi ka sqaruar se përpara se të ndodhte ngjarja, ai kishte dalë me mjetin e tij në rrugën në afërsi të pallatit në të cilin banon, ku aty ka parë një automjet tip ‘Mercedes Benz’ 220, i cili drejtohej nga F.LL, djali i një punonjësi policie.  Ndërsa në sediljen e pasme, sipas tij, ishte një shtetas tjetër, i cili kishte në dorë një aparat celular.  Ai thotë se ata kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe se ai i ka ndjekur, i ka parakaluar dhe ka arritur ti ndalojë. Gjatë këtij momenti ai i ka thënë drejtuesit të mjetit të mos ecte me shpejtësi dhe të mos sillte persona të tjerë në lagje. Por ai sipas tij e ka goditur me shpullë në fytyrë dhe më pas është larguar”, thuhet në dosje.

Fill pas këtij konflikti, Saimir Reçi rrëfeu se ai u sulmua me armë zjarri në qendër të Rrëshenit. Dhe se personat që e qëlluan ishin nga familja Bardhi.

“Saimir Reçi personi që u tentua të ekzekutohej, deklaroi më pas se më datë 26 mars 2023, rreth orës 17.00-18.00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin që ka në përdorim BMW seria 7 me targa AA 681 YT, i cili është i blinduar.

Ai ka bërë një xhiro në rrugën kryesore të qytetit, ku ka ndaluar përpara lokal ‘Filopati’, pasi kërkonte të merrte një fishë telefoni tek një dyqan që ndodhet përballë lokalit. Në momentin që ka zbritur nga mjeti të cilin e ka lënë të ndezur, ai thotë se ka parë një automjet tip Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa TR, numrat nuk i ka fiksuar, e cila i ka dalë përpara mjetit dhe i ka bllokuar rrugën. Në këtë çast sipas tij kanë zbritur nga makina e tyre Kristian Bardhi nipi i Martinit, Martin Bardhi si dhe djali i tij Erind Bardhi të cilët janë nga fshati Ndërfushas.  Të tre këta shtetas kanë patur në duar armë zjarri pistoleta”, thuhet në dosje. Saimir Reçi shpjegoi me hollësi përpara oficerëve të policisë gjyqësore, edhe momentin kur ai u qëllua me armë.

 

“Martin Bardhi dhe Kristian Bardhi qëndruan përpara mjetit dhe qëlluan me armë zjarri në xhamin e parë dhe në atë të derës së drejtuesit të mjetit.

Meqë mjeti ishte i blinduar plumbat nuk depërtuan në brendësi.

Pasi qëlluan disa herë Kristjan Bardhi dhe Erind Bardhi hipën në automjetin e tyre dhe u larguan. Ndërsa Martin Bardhi u largua në këmbë në drejtim të rrugës së komisariatit të policisë”, thuhet në dosje.

Pas këtij sulmi me armë, Saimir Reçi, tregoi se iu desh të ndalonte makinën në një pikë karburanti dhe të mos dilte nga aty, deri sa të sigurohej se rreziku kishte kaluar.  “Sajmir Reçi thotë se pasi u sulmua me armë, ai u largua nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe në rrugën e Vorfit, goma e makinës së tij ndeshi në një teh dhe aty mjeti për inerci lëvizi deri ne karburantin ‘Kthella’.

Ai më tej thotë se ka qëndruar në automjet deri sa aty ka shkuar një tjetër makinë e rastësishme tip ‘Volkswagen’, ku i ka kërkuar drejtuesit, të cilin nuk e njihte, që ta dërgonte në banesë”, thuhet në dosje.  Lidhur mbi atentatin ndaj Saimir Reçit në muajin mars, u pyet edhe F.LL, djali i punonjësit të policisë, i cili u konfliktua fillimisht me të në lagje, para se debati më pas të degjeneronte deri në përdorimin e armës.  “F.LL deklaroi se rreth orës 17.30 ai ka dalë nga banesa e tij dhe ka shkuar në farmaci për të blerë ilaçe për babain. Duke u kthyer në banesë ai është takuar me shtetasin Enrik Marku, të cilin e ka mik. Së bashku ata janë nisur për të shkuar tek banesa e tij për të dërguar ilaçet.  Pasi ka lënë ilaçet ata kanë lëvizur në drejtim të rrugës së Katedrales, aty ka janë ballafaquar me Saimir Reçin, i cili i kishte kërkuar llogari se përse dërgonte njerëz të tjerë në lagje. Ai e ka goditur me shuplakë në faqe ndërsa ka ndërhyrë Enrik Marku duke u goditur fizikisht me njëri-tjetrin”, thuhet në dosje.

Sipas F.LL, nga automjeti i Saimir Reçit ka zbritur edhe një person tjetër, i cili ka goditur Erind Bardhi.  Më pas ata janë larguar me mjetin e tyre ndërsa ai me Erind Bardhin kanë shkuar në spitalin e Rrëshenit për të marrë mjekim. Pasi ka lënë tek spitali Erindin, ai thotë se është larguar për në lagje ku i ka dhënë sendet personale, Saimir Reçit.

“Shërbimet policore kanë shkuar ne urgjencën e spitalit dhe kanë komunikuar me mjeken.  Ajo ju ka thënë se aty rreth orës 17.50 kishte shkuar një shtetas me dëmtime te njëri nga sytë dhe hemorragji tek hundët.  Sapo ka marrë mjekim, pranë këtij shtetasi ka shkuar një tjetër person i cili e ka marrë nga dhoma nr.3 duke thënë se do e shëronte vetë”, thuhet në dosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco