Lajmi i fundit

VIDEO/ Dosja ‘5D’, inceneratorët, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

1400 bimë kanabis, arrestohen 2 shqiptarë dhe një kolumbian në Spanjë

1400 bimë kanabis, arrestohen 2 shqiptarë dhe një kolumbian në Spanjë

19:20, 29/11/2023
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar nga policia e Spanjës pas një operacioni kundër lëndëve narkotike. Dy prej të arrestuarve janë shqiptarë ndërsa tjetri një kolumbian. Të tre akuzohen për krime kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Deltebre, janë asgjësuar rreth 1400 bimë kanabis. Në të njëjtën kohë, banda e organizuar ka kryer shkelje në rrjetin elektrik me dëm deri në 80 mijë euro dhe 4 mijë euro në shërbimet e ujit të pijshëm e kanalizimeve.

Të arrestuarit janë liruar përkohësisht në pritje të gjykimit përkatës. Përveç këtyre tre personave, janë edhe dy anëtarë të kësaj bande të organizuar, të cilët aktualisht janë në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco