Tentoi të grabiste një grua, por përfundoi i marrë peng. Kush është ‘ngacmuesi serial’ i vajzave që u arrestua sot

Tentoi të grabiste një grua, por përfundoi i marrë peng. Kush është ‘ngacmuesi serial’ i vajzave që u arrestua sot

15:38, 26/11/2023
A+ Aa A-

27-vjeçari Marash Gjoklaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai sot është arrestuar për ngacmim seksual të një vajze në Tiranë, ndërkohë që më parë është dënuar me 4 vite burg për përdhunim, por ka arritur të fitojë lirinë me kusht. Këtë të fundit, duket se i riu e përfitoi për të kryer sërish vepra penale.

Përpos ngacmimit të 19-vjeçares mbrëmë në ambientet e punës së saj, blutë njoftojnë se ai ka kanosur me mjet prerës dhe një vajzë tjetër po ditën e djeshme te “Rruga e Dibrës”.

Siç raporton Klan News, 6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativ dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42-vjeçares dhe dy shokë të tij.

Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco