‘Më ka ik zari'/ Kapja e 446 kg kokainë në Holandë shokon grupin!

‘Më ka ik zari'/ Kapja e 446 kg kokainë në Holandë shokon grupin!

17:57, 23/11/2023
A+ Aa A-

Nga dosja e SPAK janë zbardhur dhe disa bisedime  ku anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike flasin për sekuestrimin e 446 kg kokainë në Holandë në datën 5 janar 2021, e cila ishte nisur nga Ekuadori më 16 dhjetor 2020.

Kapja e kësa sasi të madhe kokaine shokoi grupin.

Në bisedat e bëra publike më poshtë tregohet mopmenti ku një person ende i paidentifikuar tregon që ngarkesa është kapur nga policia dhe se 2 shoferë janë arrestuar.

Besmir Murtati thotë se mori një lajm tgë keq dhe se u mërzit shumë, ndërsa I paidentifikuari shprehet se i ka ikur zari.

Ndërsa Eralbi Breçani thotë shnosh me qenë, na pastë marrë të këqijat.

Pjesë nga bisedat:

I paidentifikuar: Dje nisa një punë, është në ujë për Anvers. Keni nga 10 copë.

Ismail Zeneli: Mbarë ishalla! Por, jo gjithçka shkoi sipas planit. Lënda narkotike në fakt mundi të kaloj oqeanin, por edhe portin në Hollandë. Kapja u bë në magazinat e kompanisë që kishte në pronësi kontejnerin, kjo një arsye që tmerroi jo pak dërguesin dhe pritësit e kokainës, të cilët menduan se ia dolën. Në këtë operacion, u arrestuan 2 shoferë holandez.

I paidentifikuar: Na u kap puna.

Besmir Murtati: Çfarë thua mor? Më dhe lajm të keq. Sa më ka mërzit.

I paidentifikuar: Më ka ik zari. Me të kap në kompani, gjithçka me jeshile.

Eralbi Breçani: Shnosh me qenë, na pastë marrë të këqijat.

Ismail Zeneli: Nuk besoj se e kanë hap ashtu, veç në rast se e kanë bërë me spiunim.

Disa javë para se droga të nisej nga Ekuadori, grupi kriminal diskutojnë gjithë kohës në chat-in e tyre në SkyECC, dhe nuk mungon padurimi për të pritur sasinë e kokainës.

Shqiptari që është në Ekuador, i cili është i paidentifikuar, vonon nisjen e lëndës narkotike, edhe pse paratë i kishte marrë që më herët, dhe padurimi i Ismail Zenelit shfaqet disa herë. Megjithatë, edhe kur punët “piqen” siç duhet, sërish ngarkesa doli huq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco