Erzen Breçani: Unë i kam shërbyer vetëm shtetit, djalin e kam këshilluar mos të merret me gjëra të paligjshme

Erzen Breçani: Unë i kam shërbyer vetëm shtetit, djalin e kam këshilluar mos të merret me gjëra të paligjshme

12:49, 23/11/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme la sot në burg Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajezin, Besmir Muratin 

Një nga të arrestuarit, Erzen Breçani.

Në deklarimin që Breçani ka dhënë në seancën gjyqësore, është shprehur se është në burg prej djalit, të cilin e ka këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme.

“Nëse jam në burg, jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di çfarë ka bërë, nuk kam prova me ça merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, mësohet të ketë deklaruar Breçani.

Breçani ka përmendur disa nga aksionet që ka bërë dhe personazhet që ka arrestuar gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco