Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Theu masën e arrestit shtëpiak dhe tentoi të vidhte një makinë, arrestohet 27 vjeçari në Gjirokastër

12:18, 23/11/2023
A+ Aa A-

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas policisë, i riu u kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në afërsi të një karburanti.

Nga verifikimet e ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Vjedhja”. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi:

Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”. 

Ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, 27-vjeçari kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet.        

27-vjeçarit i ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.    

Sekuestrohet automjeti.  

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në afërsi të një karburanti, një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e vjedhjes dhe kapjen e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në flagrancë duke vjedhur automjetin, shtetasi H. M., 27 vjeç, banues në Ksamil.      

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Vjedhja”.      

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco