VIDEO/ ‘O ik more’, pamjet e grabitjes së argjendarisë, momenti kur përplasen me policinë

19:43, 22/11/2023
A+ Aa A-

Janë publikuar pamjet nga grabitja e argjendarisë në Suharekë, pasditen e kësaj të mërkure, ku mbeti i plagosur një polic.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, disa persona të armatosur hyjnë në argjendari ndërsa njëri prej tyre ruan me kallashnikov te dera.

Në video dëgjohet një person duke bërtitur ‘o ik more’, i cili më pas telefon policinë.

‘Sot rreth orës 15:45 Është marrë informate së në Suhareke ne një argjendari është një grabitje me armë ne zhvillim e sipër. Patrullat policore të Stacionit të policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve.

Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi i ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco