SYRI TV/ Fshati Symizë i Maliqit lihet në harresë, banorët vuajnë edhe mungesën e infrastrukturës rrugore

16:24, 19/11/2023
A+ Aa A-

Një sërë problematikash shoqërojnë banorët e fshatit Symizë të bashkisë Maliq.

Ata hasen me mungesë të infrastrukturës rrugore, kanalizimeve të ujërave të zeza si dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Sipas banorëve pushteti vendor kujtohet për ta, vetëm në fushata elektorale.

Syri Tv

Fshati Symizë i Bashkisë Maliq ka një sërë problematikash të cilat instancat duket se gjithmonë janë përpjekur t’i zgjidhin vetëm para zgjedhjeve elektorale.

Asfalti në një pjesë të rrugës së fshatit Symizë u hodh para zgjedhjeve elektorale, por pjesa më e madhe e rrugës ka pasur një investim të disa viteve më parë dhe sot është e shkatërruar dhe me gropa.

Kanalizimet e ujërave të zeza janë një shqetësim i vazhdueshëm i banorëve të cilët zgjidhje të vetme shohin hapjen e gropave septike.

Teksa u bë edhe investimi i ujësjellësit, sipas banorëve uji është i pakonsumeshëm dhe i ndotur. Kjo i detyron ata, të shkojnë te burimi i fshatit për të siguruar ujin e pijshëm.

Banorët shprehen të pashpresë dhe të nënvlerësuar nga pushteti vendor që i kujton vetëm në fushata elektorale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco