VIDEO/ Përdoruesi i drogës tenton të mashtrojë ‘Piranjat’: E bëra për të përfituar lekët e drogës

21:18, 17/11/2023
A+ Aa A-

Emisioni Piranjat ka sjellë rastin e një qytetari i cili ka tentuar të mashtrojë.

Qytetari Eduart Ismaili shkruan në redaksinë e emisionit si një informator në lidhje me një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që për shpërndarjen e lëndës përdornin fëmijë. Në dukje kemi të bëjmë me një denoncim serioz.

Qytetari i përgjegjshëm që denoncon shpërndarjen e drogës në Tiranë. Dhe ndjeshmëria shtohet kur bëhet fjalë për përfshirjen e fëmijëve.

Dyshimet fillestare nisin të bien përballë një zotërie në një fare moshe që duket mjaft i shqetësuar për përfshirjen e fëmijëve në shpërndarje droge. Ai duket tepër i prekur nga çfarë ndodh në ambientin përreth një shkolle, dhe kërkon që të bashkëpunojë, për të denoncuar publikisht këtë rrjet shpërndarjeje.

Sipas denoncuesit në këtë rrjet janë të përfshirë edhe punonjës policie dhe te administratës lokale. Gazetarja e Piranjave e pyet qytetarin për interesin që kishte në këtë mes dhe ai shprehet se një mik i tij i ka kërkuar ndihmë, pasi ky i fundit dyshon se në këtë rrjet është i përfshirë dhe nipi i tij. Qytetari pranon të bashkëpunojë, por nga ana tjetër kërkon të ketë siguri dhe të informacioni të mbetet konfidencial edhe pse ai duket se e ka marre parasysh rrezikun, prandaj pa u menduar aspak nis të bëjë një panorame të ambientit ku merr rrugë shpërndarja e drogës dhe ku do te futet.

Pasi janë marrë të gjitha informacionet, biseda kalon në një tjetër fazë të diskutimit, atë të simulimit të blerjes. Për te realizuar blerjen, gazetarët dhe informatori takohen një ditë më pas, diku në qendër të Tiranës. Duke e konsideruar një teme delikate në të cilën sipas dëshmisë janë të përfshirë edhe fëmije, duhej që më parë të organizohet gjithçka me kujdes, dhe ne detaje. Prandaj i propozohet bashkëpunëtorit, që të bëjë një takim në zyrat e redaksisë. Por ai refuzon me mjaft elegancë. Gazetarët e Piranjave kanë dokumentuar çdo takim më qytetarin përmes videos dhe audiove.

Në momentin që qytetari largohet nga grupi i xhirimit, ai harron që pajisjet e dekonspirimit ishin të ndezura dhe çdo lëvizje e tij filmohej. Pas 30 minutash filmim ai kujtohet të heqë pajisjet e montuara dhe ti vendosë në një qese.

Ndërkohë që qytetari endej nëpër rrugë, grupi i xhirimit e priste në makinë. Pas dy orësh pritje Eduardi bëhet i gjallë përmes një mesazhi, ku i drejtohej grupit të xhirimit që duhet ta prisnin sa të mbaronte një punë të veten për 10 minuta e më pas do të ritakoheshin duke mos u dhënë mundësinë atyre as të përgjigjeshin.

Pasi gazetarja e Piranjave ka hapur qesen ka vënë re se në vend të drogës së blerë, zotëria kishte vendosur një copë suvaje.

Për ta gjetur mashtruesin, u desh fare pak kohe, sepse në ëhttsap ai ka emër dhe mbiemër. Për me tepër që në rrjetet sociale duket që ka një tjetër pasion përveç mashtrimit pëlqimin për vajzat e bukura. Pas disa kërkimesh, më në fund arritën të gjejnë adresën, dhe ditën e nesërme, shkojnë a takojnë në shtëpinë e tij.

Pas disa përpjekjeve për të mohuar çfarë ka bërë, dhe për tu hequr si viktimë, mashtruesi pak nga pak nis të pranojë se çdo gjë e ka bërë thjeshtë për të përfituar disa të ardhura për të blerë drogë.

Njëkohësisht ai pranon se ka mashtruar dhe media të tjera investigative për të njëjtin qëllim.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco