Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Stuhi në det/ Autoriteti Portual Durrës bën njoftim me rëndësi për nisjen e trageteve

Stuhi në det/ Autoriteti Portual Durrës bën njoftim me rëndësi për nisjen e trageteve

10:46, 17/11/2023
A+ Aa A-

Autoriteti Portual Durrës njoftoi paraditen e së premtes se për shkak të motit të keq, janë anuluar përkohësisht lundrimet drejt Barit.

Në njoftim thuhet: "Më datë 17.11.2023, referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në Rajonin e Adriatikut, në orët në vijim pritet përkeqësim i motit:.Forca e erës 20-30 m/s, dallgëzimi në det të hapur 6-8 bft, me lartësi dallge deri 1.70-3.50 m.

Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se për pasojë janë pezulluar lundrimet e trageteve mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ancona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit."

Njoftim bëri po ashtu edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, si më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco