Aksident në Shkozet, humb jetën një burrë me biçikletë rreth 50 vjeç

Aksident në Shkozet, humb jetën një burrë me biçikletë rreth 50 vjeç

08:34, 17/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njoftoi të premten në mëngjes ka ndodhur një aksident me vdekje në unazën e Shkozetit. Një qytetar që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.

Policia tha se: "Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që e drejtonte shtetasi A.G, 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco