Aksident me vdekje në Kavajë

Aksident me vdekje në Kavajë

21:23, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë.

Burime zyrtare nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ‘Gosë-Vilë Bashtovë’, ku ka humbure jetën 28-vjeçari me inicialet B. Th.

Policia e Kavajës/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor ‘Gosë-Vilë Bashtovë’, shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco