Ekstradohet Behar Bajri/ Sillet me çarter nga Parisi në Tiranë/ VIDEO

10:14, 16/11/2023
A+ Aa A-

Behar Bajri, 43 vjeç, ka zbritur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në tokën shqiptare përmes aeroportit të Rinasit.

Sipas burimeve te Syri TV, i kërkuari ndërkombëtar nga SPAK, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ishte planifikuar të sillej mbrëmjen e të mërkurës, por për çështje sigurie, për të mos fluturuar me një avion pasagjerësh civil, u shty me disa orë, duke u sjellë nga Parisi në Tiranë me çarter.

Bajri u ndalua në Francë me 4 shtator të këtij viti dhe akuzohet për vrasje me paramendim, sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje në 3 episode, korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe armëmbajtje pa leje, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco