Shqiptari në gjendje të dehur merr armën dhe tenton të vrasë kunatin e tij

Shqiptari në gjendje të dehur merr armën dhe tenton të vrasë kunatin e tij

10:01, 16/11/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së mërkurës (15 nëntor) në zonën e Lagadas në Greqi, një shtetas shqiptar ka tentuar të vrasë me armë zjarri kunatin e tij 37-vjeçar, ndërsa ishte në gjendje të dehur.

Fatmirësisht, nga të shtënat, 37-vjeçari nuk ka mbetur i plagosur.

Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e një kishe.

Pas veprimeve të koordinuara nga policia, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.

Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e gjerë të Lagadas. Siç u konstatua, arma kishte gëzhoja të gatshme për përdorim.

I arrestuari, ndaj të cilit rëndon akuza e tentativës për vrasje, do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Selanikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco