Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Mafie, drogë dhe zhvatje parash, 49 shtetas dalin në gjyq! Ja kush janë dy shqiptarët që do të ulen në bankën e të akuzuarve

Mafie, drogë dhe zhvatje parash, 49 shtetas dalin në gjyq! Ja kush janë dy shqiptarët që do të ulen në bankën e të akuzuarve

16:31, 14/11/2023
A+ Aa A-

Dosja ndaj një grupi kriminal aktiv midis Monteroni dhe Carmiano të Italisë është dërguar për gjykim dhe seanca paraprake është caktuar më 31 Janar të vitit që vjen. Gjatë kësaj seance pritet të diskutohet kërkesa për aktakuzë të formuluar nga Prokuroria në kuadër të hetimit “Filo d’Arianna”, që majin e kaluar rezultoi me 16 masa paraburgimi.

 Në këtë gjyq shkojnë si të pandehur 49 shtetas, mes tyre edhe dy shqiptarë, Bujar Doka, i njohur si “Jari”, 58 vjeç lindur në Tiranë dhe banues në Lequile dhe Klevis Mecaj, 38 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Surbo, shkruajnë mediat vendase.

Në maj të këtij viti janë kryer 16 arrestime nga efektivët me urdhër të gjyqtares hetuese Laura Liguori. Hetimi “Filo d’Arianna 2” kishte të bënte me aktivitetet e dyshuara të paligjshme të klanit ‘Politi’. Dhe hipotezat e krimit të shoqatës së tipit mafioz, shoqatës me qëllim trafikun e drogës, vetëpastrimit, regjistrimit fiktiv të pasurisë, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve të mashtrimit.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga Prokuroria, në krye të organizatës ishte Gabriele Tarantino, që besohet të jetë toger i Saulle Politit. Ndër figurat e shquara, është edhe Fernando Nocera, kreu i klanit me të njëjtin emër aktiv në Carmiano, i përfshirë së fundmi së bashku me Gabriele Tarantino dhe Pierpaolo Panarese, ndër të tjera, në operacionin antimafia “Stealth”.

Nga ky hetim u zbulua gjithashtu edhe përfshirja e një oficeri policie. Faktet e zbuluara nga Prokuroria ndaj Gerardo Civinos do të kishin ndodhur midis gushtit 2020 dhe janarit 2021. Sipas akuzës, Civino e mbante lëndën narkotike brenda shtëpisë së tij dhe vepronte si korrier droge.

Jo vetëm kaq, pasi oficeri i policisë italiane zbuloi sekretet e zyrës që duhej të kishin mbetur sekret, pasi ai raportoi te Gabriele dhe Ludovico Tarantino për ekzistencën e aktiviteteve të vazhdueshme të përgjimit në lidhje me trafikun e paligjshëm me Shqipërinë. Duhet thënë se gjatë kontrollit të një shtëpie, policia ka gjetur më pas në bodrumin e shtëpisë 8 mbështjellës celofoni me gjithsej mbi 4.7kilogramë kokainë.

Krimet e konstatuara:

Bëhet fjalë për shoqata mafioze, shoqata që synojnë trafikun e drogës, zhvatjen, grabitjen dhe transferimin e vlerave, përdorimin e parave, mallrave ose përfitimeve me origjinë të paligjshme.

Ndër episodet që u vunë nën vëzhgimin e organeve të drejtësisë ishte edhe një tentativë zhvatjeje ndaj ish-kryebashkiakut të Carmiano Giancarlo Mazzotta. Në veçanti, më 29 dhjetor 2018, këtij të fundit dyshohet se i është kërkuar nga Emanuele Sperti dhe Pasquale Prato t’i paguajë një shumë parash Nocera-s, pasi dy kreditorë të tij iu drejtuan shefit për të marrë pagesën:

“Duhet të jepni para, një milion euro dy kompanive të Barone di Mare, nëse i jep 25 për qind shefit vendas, Fernando Nocera, puna përfundon këtu, duhet të paguash vetëm 250 mijë euro”.

Ndër interesat e shoqatës ishte jo vetëm menaxhimi fitimprurës i tregut të narkotikëve, me importe edhe nga jashtë (Spanja dhe Shqipëria), por edhe infiltrimi në aktivitetet e prodhimit vendas, duke përfshirë peshkimin, kafenë, bregdetin, kateringun dhe grumbullimin e lëndëve të përdorura. Sipas dokumenteve të hetimit, nëpërmjet krijimit të shoqërive të regjistruara në emër të një shtetasi shqiptar, të ardhurat e paligjshme pastroheshin duke lëshuar fatura për operacione inekzistente.

Të pandehurit

Përveç Nocerës dhe Tarantinit, në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe:

Ludovico Tarantino, 29 vjeç, banues në Monteroni di Lecce; Raffaele Sperti, 44 vjeç nga Carmiano; Manuele Sperti, 41 vjeç, banues në Magliano di Carmiano; Antonio Giordano, 51 vjeç nga Monteroni di Lecce; Antonio Giordano i njohur si “Lucio”, 37 vjeç nga Monteroni di Lecce; Pierpaolo Panarese, 40 vjeç banues në Lecce; Giacomo Pulli, 39 vjeç nga Monteroni di Lecce; Alessandro Ciminna; 38 vjeç nga Monteroni di Lecce; Marco Ciminna, 37 vjeç nga Monteroni di Lecce; Sandro Saponaro, 43 vjeç nga Monteroni di Lecce; Antonio Quarta, 38 vjeç nga Monteroni di Lecce; Cosimo Miggiano, 42 vjeç nga Muro Leccese; Andrea Maniglia, 48 vjeç nga Monteroni di Lecce; Francesco Alessandro Iacono, 40 vjeç nga Leverano.

Dhe përsëri: Danny Antonio Caramuscio, 32 vjeç nga Monteroni; Daniele Carrozzo, 51 vjeç nga Carmiano; Francesco Carrozzo, 37 vjeç nga Carmiano; Gerardo Civino, 44 vjeç nga Monteroni (ushtarak i policisë financiare, me stacion në Brindisi, i arrestuar atë ditë në flagrancë pasi iu gjetën gati 5 kilogramë kokainë); Antonio D’Agostino (i njohur si Caramella), 51 vjeç nga Monteroni; Gianluca Di Bella, 42 vjeç nga Monteroni; Bujar Doka (i njohur si “Yari”), 58 vjeç lindur në Tiranë dhe banues në Lequile; Sarah Fasiello, 36 vjeç nga Porto Cesareo; Vito Giancane (i njohur si “Vito Fallocco”), 34 vjeç nga Monteroni; Alberto Giordano, 47 vjeç nga Monteroni; Alessandro Giordano, 37 vjeç nga Monteroni; Cosimo Lacitignola, 37 vjeç nga Monteroni; Fernando Leo, 36 vjeç nga Porto Cesareo; Pasquale Lombardi, 66 vjeç nga Pomezia; Antonio Mazzotta (i njohur si “Spermino”), 36 vjeç nga Monteroni; Klevis Mecaj, 38 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Surbo; Gioele Miglietta, 26 vjeç nga Monteroni; Giuseppe Paladini (i njohur si “Pizzinrillo”), 56 vjeç nga Carmiano; Marco Pallara (i njohur si “Nsitico”), 42 vjeç nga Monteroni; Giovanni Parlangeli, 41 vjeç me banim në Magliano; Nicola Pinto, 35 vjeç nga Lecce; Francesco Politi (i njohur si “Checco”), 45 vjeç nga Monteroni; Rosaria Quarta, 46 vjeçe nga Monteroni; Ersilio Ramundo, 39 vjeç nga Copertino; Edmond Sako, 61 vjeç lindur në Vlorë dhe banues në Leçe; Andrea Saponaro, 31 vjeç nga Lecce; Paolo Spedicato (i njohur si “Paolino”), 36 vjeç nga Monteroni; Carlo Zecca, 34 vjeç nga Lecce; Panfilo D’Angelo, 58 vjeç nga Lequile; Eugenio Pinto, 38 vjeç nga Copertino; Marco Caramuscio, 40 vjeç nga Monteroni di Lecce; Pierluigi Conte, 41 vjeç nga Carmiano; Pasquale Prato, 48 vjeç nga Carmiano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco