Kukës/ Procedohen 5 të mitur pas sherrit mes tyre, sekuestrohet një dorezë metalike

Kukës/ Procedohen 5 të mitur pas sherrit mes tyre, sekuestrohet një dorezë metalike

17:25, 07/11/2023
A+ Aa A-

Pesë të mitur janë proceduar në Kukës pasi janë përfshirë në një sherr mes tyre ditën e sotme.

Sipas njoftimit të policisë, 5 shtetasit e mitur të përfshirë në konflikt, të moshave 14-17 vjeç, janë proceduar për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

Gjithashtu është sekuestruar edhe një dorezë metalike.

Njoftimi/ DVP Kukës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas të mitur po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, në rrugë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera me prezencën e prindërve, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetasit e mitur të përfshirë në konflikt, të moshave 14-17 vjeç, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje". Gjithashtu, për poseduesin e dorezës metalike, u referuan materialet procedurale edhe për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".   

-

Më datë 06.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi A. D., 49 vjeç, banues në fshatin Qam, se është larguar nga banesa, vajza e tij 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco