Fëmijës ju thye këmba, protestë te kopshti ‘Stinët’, prindërit: E tmerrshme! Të merren masa

Fëmijës ju thye këmba, protestë te kopshti ‘Stinët’, prindërit: E tmerrshme! Të merren masa

16:47, 07/11/2023
A+ Aa A-

Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’ në Tiranë, pas rastit të denoncuar në media se një edukatore po dhunonte një fëmijë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar edukatoren Majlinda Dehima.

Aktorja Eljona Pitarka e cila ishte e pranishme në protestë tha se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa shtoi se është e habitshme sesi është mbajtur hapur një kopsht i palicencuar.

‘Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar.’- tha Pitarka.

Një prind tjetër që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

‘Te merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet.’- u shpreh një prind.

‘Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar.’- tha një prind tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco