Suvaja e pallatit bie mbi lokal në pedonale, lëndohet 35 vjeçari në Korçë

Suvaja e pallatit bie mbi lokal në pedonale, lëndohet 35 vjeçari në Korçë

21:01, 03/11/2023
A+ Aa A-

Një 35 vjeçar ka mbetur i lënduar pasi një pjesë e suvasë së një pallati ka rënë mbi tendën e një lokali në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë, 35 vjeç, banues në Korçë, u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.

Korçë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco