Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E rëndë/ Aksident me vdekje në Kukës

14:26, 03/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kukës.

Një i vdekur e një i plagosur është në gjendje të rëndë.

Viktima nga Kukësi me iniciale A.M, i plagosuri S.H.

Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë mendohet të jetë shkaku i aksidentit.

Njoftimi:

Kukës/Informacion paraprak 

Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë. 

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco