VIDEO-Stuhia e shiut/ Dëmtohet rëndë polici i rrugores, një objekt i ra mbi kokë

14:01, 03/11/2023
A+ Aa A-

Reshjet e shiut në vend kanë sjellë dhe të dëmtuarin e parë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një objekt ka ranë nga një lartësi e madhe dhe ka goditur në kokë.

Mësohet se efektivi është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco