Plumba në Tiranë, një i plagosur

Plumba në Tiranë, një i plagosur

19:53, 02/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Burime nga Policia thanë se, te kryqëzimi i bathores, 2 persona kanë qëlluar me armë ndaj një personi tjetër.

I plagosuri, është dërguar në spital, ndërkohë nuk ka asnjë informacion për autorët.

Sipas burimeve, i plagosuri është qëlluar me plumba në këmbë, raportohet se është në gjendje të stabilizuar për jetën.

Policia e Kamzës/ Informacion paraprak

Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. 

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco