Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendim unanim: PD iu rikthehet demokratëve

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e kësaj vajze të zhdukur

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e kësaj vajze të zhdukur

11:22, 30/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e një vajze të zhdukur, Genta Berisha, 28 vjeçe, nga Prizreni.

Në njoftimin e publikuar sot në rrjetet sociale, Policia e Kosovës sqaron:

“Kërkesë për bashkëpunim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është: Genta (Fejzi) Berisha,  lindur me 9.7.2005 në Prizren. - Person i zhdukur.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren

- E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco