VIDEO/ Aksident me vdekje në autostradën Lushnjë-Fier

18:18, 29/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Lushnjë-Fier.

Sipas burimeve për SYRI-n, aksidenti me një të vdekur rreth 70 vjeç ka ndodhur në baypasin e Lushnjës.

Viktima ende i paidentifikuar. Makina e cila e ka përplasur viktimën është tip fuoristradë Toyota me targa AA 666 XX.

Nga njoftimi i policisë mësohet se drejtuesja e makinës 28 vjeçe ka qënë me familjen. 

Sipas dëshmive, viktima i ka dalë përpara makinës, pasi ka dashur të kaloje autostradën nga njëra anë në tjetrën.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. 

Fier/ Informacion paraprak

Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtueses së  automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe  ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco