SYRI TV/ Shtohet numri i përdoruesve të drogës në Vlorë, mjekët toksikologë apelojnë për përkujdesje

14:25, 28/10/2023
A+ Aa A-

Përdorimi i substancave narkotike është kthyer në trend në qytetin e Vlorës. Numri i përdoruesve të drogave të forta ka një rritje disafish krahasuar me një vit më parë, por krahas saj edhe rritje të numrit të kriminalitetit që si shkaktar ka përdorimin e drogës. Pak ditë më parë një e re u abuzua seksualisht pasi ajo u drogua. Mjekët toksikologë ngrejë alarmin për rritjen e përdoruesve të drogës edhe në mosha shumë të reja, të cilët po shkojnë në gradë të vështirë rikuperimi me preparate medicinale.

Nga SYRI TV

Numri i përdoruesve të drogave të rënda është rritur ndjeshëm në qytetin e Vlorës. Sipas mjekëve toksikologë, personat që kërkojnë trajtim mjekësor për uljen ndikimit të lëndëve narkotike ka pësuar një rritje të madhe krahasuar me një vit më parë. Mjeku Krenar Malaj shprehet se përdorimi i këtyre substancave shkakton humbje të vetëdijes, shtim të agresivitetit, por edhe rritje të kriminalitetit, duke marrë shkas këtu edhe në rastin e përdhunimi të një vajze nga katër persona, ndodhur pak ditë më parë në qytetin bregdetar.

Numri i përdoruesve të substancave narkotike ka një rritje disafish, ndërsa janë të shumtë ata që kërkojnë trajtim me preparate mjekësore si metadoni i cili përdoret si qetësues për kriza të shkaktuar nga kokaina, heroina dhe droga të tjera që tashmë gjenden në vendin tonë dhe përdoren masivisht nga të rinjtë dhe jo vetëm ata.

Vetëm 75 është numri i personave të cilët pranojnë të jenë pjesë e qendrave të rehabilitimit duke marrë ilaçin metadon dhe pranuar këshillimin fizik. Mes përdoruesve të drogave të rënda konfirmohet se moshat variojnë nga 14 vjeç deri në 65 vjeç. Midis tyre ka persona nga shtresa të ndryshme të popullsisë por edhe profesione të n

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco