U kapën ‘mat’ gjatë shkëmbimit të kokainës, i riu shqiptar dhe një çift italian përfundojnë në pranga

U kapën ‘mat’ gjatë shkëmbimit të kokainës, i riu shqiptar dhe një çift italian përfundojnë në pranga

10:11, 26/10/2023
A+ Aa A-

Autoritetet italiane në Parma arrestuan në flagrancë tre persona, dy burra dhe një grua, pasi iu gjetën 3 kilogramë kokainë dhe 17 kilogramë kanabis.

Raportohet se policia italiane mësoi se në një qytet të provincës së Brescias, një i ri me kombësi shqiptare do të kryente një dorëzim kokaine për një 46-vjeçar italian.

Rreth orës 22, dy makina janë vënë re që kanë mbërritur në zonë dhe kanë parkuar pranë njëra-tjetrës. Një djalë ka zbritur nga një mjet “Audi” me një qese letre të bardhë në dorë, të cilën pa humbur kohë ia dorëzoi burrit që ndodhej në një makinë Fiat. Të dy u kthyen në makinat e tyre dhe u larguan në drejtime të kundërta.

Karabinierët e Njësisë Hetimore, të cilët kishin vëzhguar të gjithë skenën edhe me anë të një droni, aktivizuan shërbimet të cilat në pak kohë mbyllën të gjitha rrugët e arratisjes dhe bllokuën dy makinat.

Në bordin e automjetit Fiat, në të cilin ndodhej një çift italian, u gjet qesja prej letre të bardhë me tre blloqe kokainë, me peshë mbi 3 kg.

Pas një kontrolli të thelluar, Audi, që drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar, u konstatua se ishte i pajisur me një fund fals të krijuar poshtë tastierës qendrore, pajisja hapëse e së cilës ishte e fshehur mes butonave në panelin e makinës.

Oficerët e Njësisë Hetimore vendosën të shtrinin kontrollin në banesën e çiftit ku u gjetën edhe 17 kg kanabis të paketuara në mbështjellës të ndryshëm 500 gram. Në përfundim të operacionit, të tre u arrestuan për veprën penale të shitjes dhe posedimit të lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco