Mbyllen hetimet/ Zyrtarizohet akuza për Alda Klosin - Ja kush janë të dëmtuarit nga vjedhja e pastrueses

Mbyllen hetimet/ Zyrtarizohet akuza për Alda Klosin - Ja kush janë të dëmtuarit nga vjedhja e pastrueses

13:04, 16/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, dosjen e mega-vjedhjes së realizuar nga pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri i saj Havier Dobi të akuzuar për veprat penale "Vjedhja" me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe "Vjedhja" më shumë se një herë të pasurisë së Alda Klosit ish zyrtare e qeverisë Rama.

Ndërkaq kjo e fundit akuzohet zyrtarisht për veprën penale "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i “.do personi tjetër qe ka detyrimin ligjor për deklarim"

Ndërkaq në dosjen e prokurorisë, mësohet se shtetasit Ervin Karamuço dhe Altin Dine cilësohen si viktima nga vepra penale "Vjedhja" më shumë se një herë, e realizuar nga Rozeta Dobi dhe i biri i saj Havier Dobi.

Kërkesa e Prokurorisë

KËRKESË PËR DËRGIMIN NË GJYQ TË ÇËSHTJES PENALE NR. 9220 VITI 2022

GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 9220 të regjistruar më datë 27.12.2022', kundër të pandehurve:

⚫ Rozeta Dobi, e bija e Zeqir dhe Nazike, e datëlindjes 26.04.1974, lindur në Korçë dhe banuese ne Tiranë. Rruga "Astrit Losha", ap. nr. 9, me arsim të mesëm, me gjendje civile e martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore e padënuar. identifikuar me letërnjoftim me nr. personal H45426064H, hetuar me masë sigurimi "Arrest në burg”, me vendimin nr.42, regjistri themeltar, datë 09.01.2023 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, zgjatur afatet e paraburgimit me vendimin datë 17.07.2023 të kësaj Gjykate, mbrojtur nga avokati i caktuar kryesisht Nikolin Selimi, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, akuzuar për veprat penale "Vjedhja" me pasoja të rënda, në bashkëpunim dhe "Vjedhja" me shume se një herë, parashikuar nga nenet 134/3 - 25 dhe 134/2 i Kodit Penal:

Havier Dobi, i biri i Spartak dhe i Rozeta i datëlindjes 02.10.2002, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë Rruga "Astrit Losha" ap. nr. 9, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar, identifikuar me letërnjoftim me nr. personal K21002031H, hetuar me masë sigurimi "Arrest në burg", me vendimin nr.42, regjistri themeltar, datë 09.01.2023 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, zgjatur afatet e paraburgimit me vendimin datë 17.07.2023 të kësaj Gjykate, mbrojtur nga avokati i caktuar kryesisht Stjuart Leli, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, akuzuar për veprën penale "Vjedhja" me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3-25 i Kodit Penal;

⚫ Alda Klosi (Çiko), atësia Jorgji, amësia Vangjel, datëlindja 25.07.1981.

Shtetësia shqiptare, arsimi i lartë, profesioni juriste, gjendja familjare e divorcuar, me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. 1157250611, hetuar me masë sigurimi "Arrest në burg", me vendimin nr. 250 akti, datë 07.02.2023 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, zgjatur afatet e paraburgimit me vendimin date 03.08.2023 te kesaj Gjykate, mbrojtur nga avokati Arbër Hoxha, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, akuzuar për veprën penale "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër qe ka detyrimin ligjor për deklarim", parashikuar nga neni 257/a/2 i K. Penal.

Ervin Karamuço, me adrese Rr. "Sulejman Pasha", pall.88/2, ap.28 Tiranë; viktimë nga vepra penale "Vjedhja" më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal;

Altin Dine, me adresë Rr. "Isuf Elezi", pall.15, Tirane, viktimë nga vepra penale "Vjedhja" me shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal, ka rezultuar se:

Rrethanat e faktit dhe provat:

Me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e "Kosovarëve", tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Njoftimi është bërë në ora 14:20. nga numri i telefonit 0674007771, i cili disponohej nga shtetasia Alda Klosi. Konstatimi i vjedhjes është bërë nga vajza e mitur e shtetases Alda Klosi [S.Klosi], me të cilën ajo jeton pas zgjidhjes së martesës me ish-bashkëshortin e saj Altin Klosi. Me vendim të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.10581 datë 20.12.2018, është zgjidhur martesa midis shtetasve Alda Klosi e Altin Klosi, Ky veprim është pasqyruar në Regjistrin Kombëtar Gjendjes Civile në datë 19.02.2019.

Me procesverbalin e datës 15.12.2022. nga policia gjyqësore, është proceduar me këqyrjen e vendit te ngjarjes, me objekt vjedhjen e banesës se shtetases Alda Klosi. Nga akti ekspertimit vlerësues nr. 14636 di 22.12.2022, është arritur ne konkluzionin se: Në objektet, fiksuar si provë materiale gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes "Vjedhje" e banesës në pronësi të shtetases Alda Klosi, ne pallatin "Orion", Rruga e Kosovareve", në datën 15.12.2022, në Tiranë, nuk u përftuan gjurme papilare të vlefshme për identifikim.

Me procesverbalin datë 15.12.2022, është pyetur shtetësia e mitur S. Klosi, e cila ka deklaruar se: "Sot rreth ores 7.30 kam dale nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen "Sami Frasheri" ku jam nxënëse ne vitin e parë. Kam qendruar në shkolle deri ne orën 11.30 dhe jam ulur tek Hotel "City" që ndodhet tek "Rruga e Barrikadave", ku kam pire kafe me shoqërinë e klasës. Rreth orës 13.50 kam shkuar tek zyra e mamit tek zona e Gardes. Tek mami kam qëndruar vetëm për disa minuta dhe me pas në këmbë kam shkuar tek shtëpia ku jeton mami ne "Rrugen e Kosovarëve". Në momentin që kam gene tek banesa kam konstatuar se dera ishte pak e hapur. jam futur brenda dhe kam konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në rregull dhe me pas jam futur ne dhomën e gjumit për ta kontrolluar. Aty kam konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjithë rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj, menjëherë kam telefonuar mamin tim dhe i kam treguar per ketë situate dhe me pas kam telefonuar babin tim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco