Gjenden armë dhe mjete shpërthyese gjatë bastisjeve në veri të Kosovës

Gjenden armë dhe mjete shpërthyese gjatë bastisjeve në veri të Kosovës

14:33, 14/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur armë, mjete shpërthyese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera të shtunën në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se bastisjet janë kryer në shtatë lokacione të ndryshme në veri.

Në një podrum, në vendin e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, janë gjetur armët, mjetet shpërthyese dhe pajisjet e tjera, sipas Elshanit.

“Bastisjet janë kryer në tre lokacione në Mitrovicë të Veriut, tre në Zveçan dhe një në Banjskë”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës, që pas sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka kryer disa bastisje që lidhen me sulmin terrorist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco