Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Luanin lojëra fati në lokal, arrestohen 2 persona, procedohen 13 të tjerë, sekuestrohen para e zara

Luanin lojëra fati në lokal, arrestohen 2 persona, procedohen 13 të tjerë, sekuestrohen para e zara

13:37, 11/10/2023
A+ Aa A-

Finalizohet operacioni policor i koduar "Dice", evidentohet dhe goditet një rast i përshtatjes së lokalit, për lojëra fati në Elbasan.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të këtij rasti, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria në lokalin e marrë me qira. Procedohen në gjendje të lirë 13 shtetas që u kapën në ambientet e lokalit, duke luajtur lojëra fati.

Sekuestrohen një tavolinë dhe zara për lojëra fati, shuma parash të valutave të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.  

Në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive së paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Dice".  

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 63 vjeç, banues në Elbasan dhe P. L., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin e marrë me qira nga 63-vjeçari, për organizimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: B. A., E. L., Xh. B., V. R., M. S., E. G., A. B., H. M., G. I., A. P., Xh. J., E. T. dhe I. D., për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", pasi u kapën në ambientet e lokalit, duke luajtur lojëra fati. 

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 140 000 lekë të rinj, 580 euro, 50 dollarë, 20 franga, një tavolinë dhe zara për lojëra fati, si edhe 2 celularë.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco