Kultivonin kanabis / Arrestohen dy vëllezërit në Fier, çfarë iu gjet në banesë...

Kultivonin kanabis / Arrestohen dy vëllezërit në Fier, çfarë iu gjet në banesë...

10:55, 11/10/2023
A+ Aa A-

Dy vëllezër janë arrestuar nga polica në fshatn Mbyet të Fierit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Connections”.

Vëllezërit, 49 dhe 44 vjeç, në afërsi të banesës së tyre, kishin kultivuar 40 bimë kanabis sativa.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Vëllezërit akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco