VIDEO/ Dyshohet se përgatiti eksplozivin që vrau Vajdin Lamen, rimerret në pyetje maqedonasi

10:23, 11/10/2023
A+ Aa A-

Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për t'u marrë në pyetje.

Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit etj, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën.

Ai kërkohej nga Prokuroria e Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje i ishte dërguar edhe letërporosi, por ai nuk ishte paraqitur.

Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letërporosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë.

Pas vendimit për shtyrjen e seancës, Çervenkovski ngjiti shkallët e SPAK për t'u pyetur të martën, teksa ai u rikthye sërish këtë të mërkurë në prokurori. Kjo e fundit nuk ka një koment mbi rrethanat dhe cilësinë në të cilën e ka pyetur, teksa maqedonasi u largua me një automjet me targa të vendit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco