U kap me lekët e rryshfetit në makinë, mbyllen hetimet për inspektorin shëndetësor

U kap me lekët e rryshfetit në makinë, mbyllen hetimet për inspektorin shëndetësor

13:48, 02/10/2023
A+ Aa A-

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.126/2023, në ngarkim të të pandehurit:

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini.

Mersini akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet e kryera është provuar se inspektori ka ushtruar presion pranë një subjekti tregëtar në qytetin e Tiranës, duke pretenduar se nuk kishte liçensimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.

SPAK bën me dije se i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, më datë 25.05.2023, është finalizuar arrestimi në flagrancë i të pandehurit Marvin Mersini, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, të cilit në mjetin me të cilin po udhëtonte, ju sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco