'S’e kishte frikë burrin'/ I dashuri i Klodiana Vefës rrëfen debatin e fundit

'S’e kishte frikë burrin'/ I dashuri i Klodiana Vefës rrëfen debatin e fundit

22:50, 01/10/2023
A+ Aa A-

Klodiana Vefa mbeti e vrarë në mes të rrugës në Itali me tre plumba. Ajo u qëllua nga bashkëshorti, me të cilin ende nuk ishte ndarë ligjërisht e me të cilin kishte dy fëmijë.

Ky i fundit vrau më pas veten me po të njëjtën armë.

Xhelozia dyshohet si shkak kryesor i ngjarjes dhe sipas mediave italiane një person i tretë ishte shkaku.

Klodiana kishte një marrëdhënie me një 52-vjeçar, të cilin fëmijët e njihnin si mikun e të ëmës.

Italiani ka folur për policinë dhe ka treguar se ai ishte ballafaquar me Alfred Vefën pasi para debatit ku Klodina mbeti e vrarë ajo e kishte telefonuar,

Sipas 52-vjeçarit Klodiana nuk ishte frikë nga burri i saj. Edhe kur i pa armën, sipas asaj që dëshmon italiani, ajo i kishte thënë se nuk i trembej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco