VIDEO/ Sulmi terrorist në Turqi, Zukali: Ndodhi në ditën e hapjes së parlamentit

11:10, 01/10/2023
A+ Aa A-

Një sulm terrorist ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të ministrisë së Brendshme të Turqisë, ne Ankara, ku kanë humbur jetën 4 persona.

Në një lidhje direkte nga nga Turqia për SYRI TV, Bora Zukali ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Gjatë bisedës Zukali është shprehur se janë vrarë dy policë, një prej sulmuesve dhe një person tjetër. Ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me sulmin dhe identiteti i autorëve, tha Zukali dhe sipas tij, në orët në vijim pritet të bëhen publike të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Gjatë lidhjes direkte, Bora Zukali u shpreh se sulmi terrorist ka ndodhur në ditën e nisjes së punës nga parlamenti turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco