Pse i është sekuestruar telefoni dhe kompjuteri Drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçit?

Pse i është sekuestruar telefoni dhe kompjuteri Drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçit?

20:30, 29/09/2023
A+ Aa A-

Ka kohë që përflitet se Drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit i është sekuestruar telefoni dhe kompjuteri i punës, i dyshuar për afera korruptive me tendera.

Para disa kohësh doli lajmi i falimentimit të UKD:

“Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët.

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor më 18 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në vendimin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentimin. Punëtorët dhe aktiviteti i kompanisë transferohen në një tjetër shoqëri ujësjellës kanalizimesh të regjistruar vitin që shkoi. Ajo qe bie në sy është se shoqëria e re e ujësjellës kanalizime e Durrësit ka të njëjtin administrator, Spartak Kovaçin, i cili ka udhëhequr kompaninë tashmë të falimentuar të ujësjellësit të Durrësit.”

Lexo më shumë: Falimentoi Ujësjellësin e Durrësit/ Krijohet shoqëri e re me po të njëjtin administrator që mbyti në borxhe të parën

Siç shihet pjesë e skemës së falimentimit ka qenë drejtori, Spartak Kovaçi. Në këtë periudhë, nga burimet kofidenciale për syri.net, mësohet se Kovaçit i është sekuestruar telefoni dhe kompjuteri, fakt që nuk është bërë publik as nga organet e hetimit, as nga media.

Spartak Kovaçi është djali i tezes së Ceno Klosit, Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili gjithashtu dyshohet për fshehje pasurie dhe veprimtari të dyshimta si drejtues ne role të ndryshme në administratën shtetërore.

Kushirinj siamezë.

Edhe Spartak Kovçi, i cili dyshohet se është nën hetim, dhe pse falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, vijon normalisht punën i patrazuar në kompaninë e re që u krijua. Kushurinjtë janë paprekshëm.

Pse kjo heshtje për Spartak Kovaçin?

A mos vallë heshtja që po shoqëron sekuestrimin e telefonit të Kovaçit ka lidhje me projektin ende të pambyllur të Bankës Botërore bashkë me drejtorin e PiU Florian Mustafarai?

Apo lidhet edhe me tenderin rrjetit të ujsjellesit të Elbasanit, të cilin ia ka dhënë AKUM babait të Spartak Kovaçit, kompanisë Adriatik 1, me porosi të Ceno Klosit??!!

Këto dhe shumë pyetje jo vetëm që janë papërgjigje nga institucionet e shtetit dhe drejtësisë, por çudi është që pyetje të tilla nuk ngrihen as nga mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco