SYRI TV/ Durrës, invalidët në vështirësi tek institucionet, mungojnë rampat për karrocat

13:39, 28/09/2023
A+ Aa A-

Disa institucione publike në Durrës nuk kanë rampa për të lehtësuar lëvizjen e invalidëve. Një prej tyre është Posta Shqiptare në këtë qytet, ku shumë invalidë shkojnë për të kryer shërbime të ndryshme përfshirë marrjen e pagesave dhe pensioneve.

Nga SYRI TV

Flamur Balo është një prej qytetarëve, i cili i duhet të përballet me këtë problem sa herë kërkon të kryejë shërbime pranë Postës Shqiptare.

Invalidi nga Durrësi tregon se për të është shumë e vështirë të kryejë shërbime pranë këtij institucioni.

Ligji detyron institucionet që të vendosin rampa për invalidët në çdo institucion, por duket se kjo direktivë pak zbatohet në praktikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco