Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ngjarjet e fundit, deklarata e fortë e gazetares: Drejtuesit e lartë të Policisë vendosin se cila ngjarje do të zbardhet!

Ngjarjet e fundit, deklarata e fortë e gazetares: Drejtuesit e lartë të Policisë vendosin se cila ngjarje do të zbardhet!

11:26, 28/09/2023
A+ Aa A-

Për të folur për rendi dhe ngjarjet e rënda kriminale të cilat janë ritkhyer sërish në vëmendjen publike, ishte e thirrur në emisionin e mëngjesit në “Kafe shqeto’ në SYRI.TV, gazetarja e kronikës, Bleona Sari.

Sari u shpreh se në tre ngjarjet të ndodhura këto ditë të treja janë të pazbardhura dhe faji nuk është i policisë së shtetit por e drejtuesve të lartë.

‘Kemi tre ngjarje ditëve të fundit dhe të treja të pazbardhura. Ne gjithmonë kemi verifikime të duhura nga ana e grupit hetimor, gjithmonë kemi 80% të ngjarjes së zbardhur dhe gjithmonë nuk kemi një njeri që vihet në pranga për një ngjarje të caktuar siç ka ndodhur këto 3 ditë e fundit. Të treja ngjarje e fundit përjashto ngjarjen që ndodhi në orët e vona në Malësinë e Madhe ku u plagos një person përshkak të një konflikti, tre ngjarje te tjera janë të pazbardhura. Patjetër që kryeqendra e veriut nuk është në vëmendje të institucioneve vetëm për lëndët narkotike por edhe për problemet e larjeve të hesapeve, kryesisht për trafikimin ose konfliktet e lëndëve narkotike për mbjellën ose pë prishjen e pazareve të drogës. Këto janë pista kryesore.' u shpreh Sari për 'Kafe Shqeto'

Pyetja ironike e Kafe shqeto: Si arrin policia me kaq këmbëngulje dhe eficencë të mos e bëj punën e vet?

Sari: Është mëse e qartë se nuk është problemi tek punonjësit e policisë, problemi qendron tek drejtuesit, tek rangjet më të larta të cilët lejojnë ose jo të zbardhen ngjarjet. Këtë e kemi thanë për më shumë se një vit, nga janari e deri tani janë dhjetra vrasje apo atentate të cilët mbetën ende të pazbardhura. Ndërkohë që ajo që policia bën në terren të paktën, grupi hetimor, efektivët e policisë, shefat e krimeve, mbledhin provat i verifikojnë dhe prapë në fund nuk kemi një autor të dyshuar apo të vënë përpara përgjigjësisë për krimin apo për atentatet që kanë ndodhur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco