Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset rëndë një person

22:33, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Raportohet se një person ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës.

I riu ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq polica ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B.,  pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin  E. G.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K,  i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco