Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘3 të vrarë në më pak se 30 orë’/ Softa: Ekzekutorët, persona që dinë të bëjnë veprime operacionale

20:02, 27/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur për gjendjen e rëndë të krijuar në vend nga krimi, pasi në më pak se 30 orë janë shënuar tre të vdekur dhe katër të plagosur.

Softa theksoi se ‘këto nuk janë konflikte për motive banale por janë vrasje të mirëorganizuara të mirëmenduara dhe realizimet e tyre tregojnë se ata janë persona të cilët dinë të bëjnë edhe verpime operacionale’.

Sipas ekspertit është e nevojshme krijimi i një strukture policore nëpër rrethe që të jenë në gjendje që jo vetëm të meren me parandalimin por të jenë në gjendje që të kenë një strukturë të gatshme që në rastet e një alarmi të kuq të jenë në gjendje të bëjnë bllokimin e rrugëve.

‘Zjarrfikësja shuan fundin e zjarrit, nuk shuajti asgjë dhe nuk ruajti asgjë për të marrë disa gjurmë të mundshme për të marrë disa fakte më shumë për shkuar te autorët e krimit’, u shpreh Softa.

Softa: Këto nuk janë konflikte për motive banale por janë vrasje të mirëorganizuara të mirëmenduara dhe realizimet e tyre tregojnë se ata janë persona të cilët dinë të bëjnë edhe verpime operacionale. Fakti që realizojnë një vrasje dhe skemat e vrasjeve janë të ngjashme, ku të gjitha ngjarjet ngjasojnë me njëra tjetrën dhe vazhdojmë të jemi në këtë situate.

A ka mundësi dhe struktura dhe shërbime policore nëpër rrethe që të jenë në gjendje që jo vetëm të meren me parandalimin por të jenë në gjendje që të kenë një strukturë të gatshme që në rastet e një alarmi të kuq të jenë në gjendje të bëjnë bllokimin e rrugëve.

Zjarrfikësja shuan fundin e zjarrit, nuk shuajti asgjë dhe nuk ruajti asgjë për të marrë disa gjurmë të mundshme për të marrë disa fakte më shumë për shkuar te autorët e krimit./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco