Atentati në Rrëshen/ Viktima Bardhi tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit

Atentati në Rrëshen/ Viktima Bardhi tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit

11:02, 26/09/2023
A+ Aa A-

Një vrasje u shënua rreth orës 10:40 minuta në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Viktima është identifikuar si Martin Bardhi.

Në mars të vitit 2023, Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se kishte tentuar të vriste nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçin.

Dyshimet e para janë se vrasja ka ardhur për shkaqe hakmarrje. Kjo për shkak të konflikteve me fisit Bardhi dhe Reçi.

Viktima raportohet se kisha pak kohë që ishte liruar nga burgu. Në fillim të këtij viti, Martin Bardhi u arrestua, i dyshuar si një nga autorët e të shtënave me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit në Rrëshen.

Kjo ngjarje ndodhi më 26 mars dhe të përfshirë ishin edhe djali i Martin Mardhit, Enrik Bardhi dhe një 28-vjeçar tjetër me lidhje gjaku me famijen Bardhi.

Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal në Lezhë, u vra me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Fillimisht dy të rinjtë Enrik Bardhi (djali i Martin Bardhit) dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij.

Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco