VIDEO/ Çfarë mbeti nga zjarri në fabrikën e bojërave? Dëshmia e rojës

VIDEO/ Çfarë mbeti nga zjarri në fabrikën e bojërave? Dëshmia e rojës

10:21, 24/09/2023
A+ Aa A-

Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri gjigant që përfshiu fabrikën e bojërave, mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës.

Magazina është shkatërruar totalisht për shkak dhe të materialeve të djegshme që ndodheshin brenda saj.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar më herët, teksa pranë godinës ndodheshin vetëm rojet.

Një prej tyre është shprehur se zjarri ka nisur nga ambientet e brendshme të magazinës, teksa shkaqet janë ende të paqarta, shkruan A3CNN.

Zjarri nisi rreth orës 23:00 dhe përmasat e tij detyruan autoritetet të bllokojnë qarkullimin e aksit Tiranë-Durrës, si dhe të ndërpresin energjinë për motive sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco